Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Integriteti institucional dhe lufta kundër korrupsionit janë një nga prioritetet kryesore të Qeverisë Shqiptare. Miratimi i politikave kundër korrupsionit në nivelin e qeverisjes vendore është jetësuar nëpërmjet koordinimit dhe zbatimit të nismave anti-korrupsion të parashikuara në Vendimin nr.247, datë 20.3.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e Strategjisë Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit 2015-2023” (SNKK),  jetësuar në objektivin A11 i cili lidhet me qëllimin politik 5 të Strategjisë Ndërsektoriale për Decentralizimin dhe Qeverisjen Vendore 2023-2030 (SNDQV).

Plani i Integritetit është një mekanizëm institucional i rëndësishëm parandalues antikorrupsion, parakusht për përfitimin e projekteve me donator Bashkimin Evropian, si dhe dokument operacional pune, ku përcaktohen masa konkrete për trajtimin e risqeve të integritetit me qëllimin final përmbushjen e objektivave strategjikë të institucionit.

Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore (AMVV), në kuadër të funksioneve të saj për realizimin e objektivave të Qeverisë Shqiptare për garantimin e qeverisjes së mirë, merr pjesë në   bashkërendimin e procesit të  hartimit, monitorimit dhe zbatimit të planeve të integritetit në nivel vendor. Asistenca e AMVV-së për hartimin e Planeve të Integritetit në Njësitë e Vetëqeverisjen Vendore është ofruar tashmë në 28 bashki të vendit, ndërkohë që ka filluar procesi për hartimin e 7 Planeve të reja të Integritetit për bashkitë Dropull, Finiq, Konispol, Gramsh, Peqin, Tropojë, dhe Kolonjë.

Gjithashtu AMVV, në vijimësi të rolit të saj koordinues me Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore, ka përfunduar procesin e monitorimit të zbatimit të 16 planeve të integritetit për vitin 2023, referuar në metodologjinë e monitorimit të planit të integritetit për institucionet e qeverisjes qendrore, miratuar me Urdhër nr. 553, datë 30.09.202, të Ministrit të Drejtësisë, ku rezultoi se në rang kombëtar Planet e Veprimit të Planeve të Integritetit janë realizuar në masën cilësore 58 %.

Raporti monitorimi i realizimit te planeve te integritetit te njesive te veteqeverisjes vendore per vitin 2023

·      Raport Monitorimi i realizimit të zbatimit të Planit të Integritetit 2023 Bashkia Belsh
·      Raport Monitorimi i realizimit të zbatimit të Planit të Integritetit 2023 Bashkia Berat
·      Raport Monitorimi i realizimit të zbatimit të Planit të Integritetit 2023 Bashkia Bulqizë
·      Raport Monitorimi i realizimit të zbatimit të Planit të Integritetit 2023 Bashkia Durrës
·      Raport Monitorimi i realizimit të zbatimit të Planit të Integritetit 2023 Bashkia Has
·      Raport Monitorimi i realizimit të zbatimit të Planit të Integritetit 2023 Bashkia Himarë
·      Raport Monitorimi i realizimit të zbatimit të Planit të Integritetit 2023 Bashkia Kavajë
·      Raport Monitorimi i realizimit të zbatimit të Planit të Integritetit 2023 Bashkia Kukës
·      Raport Monitorimi i realizimit të zbatimit të Planit të Integritetit 2023 Bashkia Lezhë
·      Raport Monitorimi i realizimit të zbatimit të Planit të Integritetit 2023 Bashkia Maliq
·      Raport Monitorimi i realizimit të zbatimit të Planit të Integritetit 2023 Bashkia Përmet
·      Raport Monitorimi i realizimit të zbatimit të Planit të Integritetit 2023 Bashkia Pogradec
·      Raport Monitorimi i realizimit të zbatimit të Planit të Integritetit 2023 Bashkia Pukë
·      Raport Monitorimi i realizimit të zbatimit të Planit të Integritetit 2023 Bashkia Roskovec
·      Raport Monitorimi i realizimit të zbatimit të Planit të Integritetit 2023 Bashkia Shijak
·      Raport Monitorimi i realizimit të zbatimit të Planit të Integritetit 2023 Bashkia Tiranë
·      Plani i Integritetit Bashkia Belsh
·      Plani i Integritetit Bashkia Berat
·      Plani i Integritetit Bashkia Bulqizë
·      Plani i Integritetit Bashkia Durrës
·      Plani i Integritetit Bashkia Has
·      Plani i Integritetit Bashkia Himarë
·      Plani i Integritetit Bashkia Kavajë
·      Plani i Integritetit Bashkia Kukës
·      Plani i Integritetit Bashkia Lezhë
·      Plani i Integritetit Bashkia Maliq
·      Plani i Integritetit Bashkia Patos
·      Plani i Integritetit Bashkia Përmet
·      Plani i Integritetit Bashkia Pogradec
·      Plani i Integritetit Bashkia Pukë
·      Plani i Integritetit Bashkia Roskovec
·      Plani i Integritetit Bashkia Shijak
·      Plani i Integritetit Bashkia Tiranë