Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Media

Konferenca për Sistemin e Matjes së Performancës së Bashkive

Më 25 nëntor 2025, u zhvillua Konferenca Kombëtare për Sistemin e Matjes së Performancës së Bashkive, ku u diskutuan rezultatet, sfidat dhe drejtimet e reja të qeverisjes vendore. Ministri për Pushtetin Vendor prezantoi raportin 2024, duke theksuar rritjen e të ardhurave të bashkive dhe reduktimin e detyrimeve të prapambetura. U evidentuan përmirësime në shërbime publike, arsimin parashkollor, ujitjen, menaxhimin e mbetjeve etj.
Granti i Bazuar në Performancë është një mekanizëm që mbështet bashkitë sipas rezultateve të tyre në menaxhimin financiar, shërbimet publike dhe transparencën, duke e konsideruar këtë jo thjesht financim, por një “ushtrim real”. GBP, është një hap drejt decentralizimit, autonomisë financiare dhe standardeve europiane të qeverisjes vendore. Në thelb, ky është një transformim historik në menaxhimin dhe mirëqeverisjen e bashkive.

Klikoni këtu për të parë detajet e aktivitetit
Klikoni për të aksesuar Raportin e Sistemit të Matjes së Performancës
Klikoni për të aksesuar shpërndarjen e fondit lidhur me Grantin e Bazuar në Performancë