Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

1. Thirrje e hapur për aplikime nën Fondin e Vishegradit

Fondi i Vishegrad+ mbështet projekte që kontribuojnë në proceset e demokratizimit dhe transformimit në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe rajonet e Partneritetit Lindor.

Më shumë informacion e gjeni në këtë dokument.

Afati i fundit për aplikim: 1 shkurt 2025.

Linku i thirrjes: Klikoni këtu

2. Mundësi për aplikim të bashkive në programin e trajnimit me grant të thirrjes “URBACT Pioneers Accelerator” nën Programin URBACT

Kjo thirrje synon të krijojë një program trajnimi të përshtatur për fuqizimin e bashkive nga Ballkani Perëndimor – vendet përfituese të IPA-s – për të adresuar sfidat e zhvillimit urban të qëndrueshëm, duke promovuar bashkëpunimin dhe qasjen e integruar në politikat urbane. Programi synon të krijojë një brez profesionistësh në sektorin e zhvillimit urban që do të ndryshojnë të ardhmen e qyteteve të tyre përmes projekteve të bazuara në standardet dhe kuadrin politik të BE-së për zhvillim urban të qëndrueshëm. Rreth 20 qytete nga rajoni do të përzgjidhen për të marrë pjesë në këtë mundësi unike, duke krijuar një mjedis për shkëmbimin e njohurive midis qyteteve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të BE-së. Thirrja do të financohet me një buxhet total prej 35.000 EUR.

Më shumë informacion e gjeni në këtë dokument.

Afati i fundit për aplikim: 22 janar 2025, ora 15:00 CET.

Linku i thirrjes:Klikoni këtu

3. Mundësi për aplikim në thirrjen “A European Collaborative Cloud for Cultural Heritage – HERITAGE-ECCCH-01-01” nën Programin Horizon Europe

Synimi i Thirrjes: Kjo thirrje synon zhvillimin dhe implementimin e mjeteve dhe metodave inovative në kuadër të “Reve Bashkëpunuese Europiane për Trashëgiminë Kulturore” (European Collaborative Cloud for Cultural Heritage) (ECCCH) për digjitalizimin dhe analizën e proceseve dinamike, objekteve dhe të dhënave komplekse. Kjo thirrje ofron një mundësi për të kontribuar në zhvillimin e trashëgimisë kulturore përmes teknologjisë dhe inovacionit.

Më shumë informacion e gjeni në këtë dokument.

Afati i fundit për aplikim: 22 Janar 2025, ora 17:00 (ora e Brukselit).

Linku i thirrjes:Klikoni këtu

4. Mundësi për aplikim në thirrjen “A European Collaborative Cloud for Cultural Heritage – HERITAGE-ECCCH-01-02” nën Programin Horizon Europe

Synimi i Thirrjes: Kjo thirrje synon zhvillimin e mjeteve dhe metodave inovative në kuadër të të “Reve Bashkëpunuese Europiane për Trashëgiminë Kulturore” (European Collaborative Cloud for Cultural Heritage) (ECCCH), me fokus në dokumentimin, ndërthurjen dhe organizimin e të dhënave për trashëgiminë kulturore.

Më shumë informacion e gjeni në këtë dokument.

Afati i fundit për aplikim: 22 Janar 2025, ora 17:00 (ora e Brukselit).

Linku i thirrjes:Klikoni këtu

5. Mundësi për pjesëmarrje për Kryetarët e Bashkive të Shqipërisë me popullsi mbi 100,000 banorë në Konkursin Global për Kryetarët e Bashkive 2025

Konkursi Global për Kryetarët e Bashkive 2025 organizohet nga Bloomberg Philanthropies, një fondacion i krijuar nga Michael Bloomberg, që mbështet iniciativa për inovacionin urban dhe përmirësimin e shërbimeve publike nëpër qytete të ndryshme të botës. Thirrja synon të inkurajojë bashkitë që të përmirësojnë shërbimet bazë që ofrojnë për qytetarët e tyre. Qëllimi është të realizohen inovacione të rëndësishme publike që do të kenë një ndikim të madh te qytetarët dhe të krijojnë modele të reja të shërbimeve bashkiake për të ardhmen. Në këtë konkurs mund të aplikojnë kryetarët e bashkive të qyteteve me një popullsi mbi 100,000 banorë nga e gjithë bota. Në konkurs do të përzgjidhen 25 ide fituese që synojnë të rrisin ofrimin e shërbimeve, frymëzojnë besimin dhe përmirësojnë jetët. Çdo bashki fituese do të përfitojë 1 milion dollarë, një staf të përkushtuar për projektin dhe mbështetje shumëvjeçare nga Bloomberg Philanthropies për të ndihmuar në realizimin e ideve të tyre.

Afati i fundit për aplikim: 20 dhjetor 2024 në orën 23:59 EST

Linku i thirrjes:Klikoni këtu

6. Mundësi për të marrë pjesë në URBACT City Festival 2025, që do të organizohet nga programi URBACT

Ky festival, që organizohet nga URBACT, do të mbledhë 600 përfaqësues të bashkive nga e gjithë Evropa për të ndarë njohuri dhe praktikat e mira urbane, si dhe për të krijuar rrjetëzim dhe bashkëpunim mes tyre për përmirësimin e qyteteve.

Më shumë informacion e gjeni në këtë dokument.

Afati i fundit për aplikim: Nuk ka afat përfundimtar të shpallur.

Linku i thirrjes:Klikoni këtu

7. Mundësi për aplikim të bashkive në thirrjen “Networks of Towns” CERV-2025-CITIZENS-TOWN-NT nën Programin CERV

Synimi i thirrjes: Kjo thirrje synon të promovojë shkëmbimet ndërmjet qytetarëve nga vende të ndryshme për të ndarë praktikat e mira dhe për të rritur përfshirjen e qytetarëve në jetën demokratike të Bashkimit Evropian. Thirrja nxit krijimin e rrjeteve të qëndrueshme të qyteteve për të thelluar bashkëpunimin dhe për të zhvilluar vizion afatgjatë për integrimin evropian.

Më shumë informacion e gjeni në këtë dokument.

Afati i fundit për aplikim: 27 mars 2025, ora 17:00 (ora e Brukselit).

Linku i thirrjes:Klikoni këtu

8. Mundësi për aplikim për bashkitë në thirrjen “Rethinking Urban Spaces Towards Climate Neutrality – HORIZON-MISS-2024-CIT-01-01” nën Programin Horizon Europe

Synimi i thirrjes: Synimi i thirrjes është të adresojë nevojën për optimizimin e hapësirave publike urbane në qytete të mbipopulluara dhe të dendura, duke ndarë në mënyrë të zgjuar dhe të menaxhuar hapësirën për përdorime të ndryshme dhe shërbime. Kjo përfshin rialokimin e hapësirave për forma të qëndrueshme transporti dhe energjie, krijimin e qendrave ndërlidhëse dhe ndërhyrjen dinamike në profilin e rrugëve. Kërkimi aktual dhe i ardhshëm synon të rrisë jetueshmërinë e hapësirave publike, për të mundësuar lidhje më të mirë, qasje, ndërveprim social dhe përfshirje, si dhe për të përmbushur objektivat sociale dhe klimatike. Konceptet e “qytetit 15-minutësh” dhe “superblloqeve” janë thelbësore për planifikimin e qëndrueshëm urban dhe synojnë mbështetjen e politikave për mobilitet të gjelbër dhe eficiencë energjetike, duke përfshirë teknologji dhe infrastrukturë të gjelbër për të përmirësuar cilësinë e ajrit dhe klimën urbane.

Më shumë informacion e gjeni në këtë dokument.

Afati i fundit për aplikim:11 shkurt 2025, në orën 17:00 (ora e Brukselit).

Linku i thirrjes:Klikoni këtu

9. Mundësi për aplikim për bashkitë në thirrjen “Zero-pollution cities – HORIZON-MISS-2024-CIT-01-02” nën Programin Horizon Europe

Synimi i thirrjes: Thirrja synon të ndihmojë qytetet europiane të reduktojnë ndotjen e ajrit, ujit, tokës dhe zhurmës, duke përmirësuar njëkohësisht shëndetin e banorëve dhe mjedisin. Kjo nismë bazohet në provat mbi burimet dhe ndikimet e ndotjes, duke integruar bashkëpunimin ndërmjet politikëbërësve dhe qytetarëve për politika efektive. Për të marrë vendime të bazuara dhe efektive, administratat e qyteteve kërkojnë një bazë të fortë të dhënash mbi ndotjen dhe ndikimet shëndetësore. Kjo përfshin një qasje gjithëpërfshirëse që lidh politikat mjedisore, energjetike dhe klimatike, duke synuar përfitime mjedisore dhe përputhje me standardet e BE-së për cilësinë e ajrit dhe ujit.

Më shumë informacion e gjeni në këtë dokument.

Afati i fundit për aplikim:11 shkurt 2025, në orën 17:00 (ora e Brukselit).

Linku i thirrjes:Klikoni këtu

10. Mundësi për aplikim për bashkitë në thirrjen “Mobility Management Plans and Behavioural Change – HORIZON-MISS-2024-CIT-01-03” nën Programin Horizon Europe

Synimi i thirrjes: Synimi i thirrjes është të përshpejtojë dekarbonizimin e sistemit të transportit urban përmes një qasjeje të kombinuar të inovacionit teknologjik dhe ndryshimeve në sjelljen e përditshme të lëvizshmërisë. Kjo përfshin zhvillimin e planeve për menaxhimin e mobilitetit urban, të cilat mbështeten nga autoritetet lokale dhe rajonale, si dhe nga organizata të sektorit privat, për të promovuar transportin e qëndrueshëm dhe për të reduktuar ndotjen, zhurmat dhe varësinë nga karburantet fosile. Ndër sfidat kryesore janë promovimi i elektromobilitetit dhe integrimi i teknologjive të tilla si ngarkimi i dyanshëm i automjeteve, që lehtëson kërkesat për zgjerim të rrjetit të shpërndarjes në qytete. Për të arritur ndryshimin e dëshiruar në sjellje dhe në modele të lëvizshmërisë, projektet duhet të adresojnë pengesat që kufizojnë përvetësimin e këtyre planeve, në përputhje me objektivat e Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane.

Më shumë informacion e gjeni në këtë dokument.

Afati i fundit për aplikim:11 shkurt 2025, në orën 17:00 (ora e Brukselit).

Linku i thirrjes:Klikoni këtu

11. Mundësi për aplikim për bashkitë në thirrjen “Integrated Peri-urban Areas in the Transition towards Climate Neutrality – HORIZON-MISS-2024-CIT-01-04” nën Programin Horizon Europe

Synimi i thirrjes: Kjo thirrje synon të adresojë sfidat e zonave peri-urbane, të cilat ndodhen në periferi të qyteteve dhe përballen me presion të lartë nga zgjerimi urban i pakontrolluar, duke sjellë shpesh degradim mjedisor. Zonat peri-urbane përbëjnë një ndërthurje komplekse të funksioneve dhe aktiviteteve të lidhura me qytetin dhe fshatin, si prodhimi industrial, bujqësia, trajtimi i mbetjeve, transporti dhe infrastruktura e madhe tregtare e rekreative. Këto zona shpesh janë larg strukturave shërbimeve dhe kanë mbulim të kufizuar, çka pengon zbatimin efektiv të politikave të integruara urbane dhe rajonale. Qëllimi kryesor është integrimi i zgjidhjeve të gjelbra dhe inteligjente për mobilitetin, energjinë, industrinë dhe qeverisjen në praktikat aktuale të zhvillimit peri-urban, duke ulur emetimet e gazeve serrë dhe përmirësuar jetueshmërinë e këtyre zonave.

Më shumë informacion e gjeni në këtë dokument.

Afati i fundit për aplikim:11 shkurt 2025, në orën 17:00 (ora e Brukselit).

Linku i thirrjes:Klikoni këtu

12. Thirrja për aplikim: “Call for Small Projects to mainstream Nature-based Solutions in the Mediterranean”

Synimi i Thirrjes: Mediterranean Biodiversity Consortium (MBC) ka shpallur një thirrje për projekte të vogla për të forcuar mbrojtjen e biodiversitetit dhe përmirësimin e kushteve të jetesës së njerëzve nëpërmjet Zgjidhjeve të bazuara në Natyrë (NbS). Kjo iniciativë synon të adresojë sfidat ekologjike dhe socio-ekonomike në rajonin e Mesdheut, duke përfshirë zbatimin e zgjidhjeve të inovative dhe të riprodhueshme për rritjen e qëndrueshmërisë sociale dhe mjedisore. Aplikimet janë të hapura për Organizatat e Shoqërisë Civile (CSO) vendore që veprojnë në fushën e mbrojtjes së natyrës dhe mjedisit, si aplikues kryesor, por projektet mund të përfshijnë edhe partnerë si entitetet publike dhe private.

Më shumë informacion e gjeni në këtë dokument.

Afati i fundit për aplikim:8 dhjetor, në orën 23:59 CET.

Linku i thirrjes:Klikoni këtu

13. Shpallet thirrja e 2-të për aplikim për Projekte Strategjike “Circular Economy Park” nën Programin Interreg (VI-A) IPA CBC “Greqi-Shqipëri” 2021–2027

Synimi i Thirrjes: Autoriteti Menaxhues i Programit Interreg (VI-A) IPA CBC “Greqi-Shqipëri” 2021–2027 ka shpallur thirrjen e dytë të synuar për Projekte Strategjike me një buxhet orientues prej 1.8 milionë eurosh. Kjo thirrje synon të mbështesë bashkëpunimin ndërkufitar për zhvillimin e një ekonomie qarkulluese në zonën e programit, duke promovuar zgjidhje konkrete për parandalimin, minimizimin, ndarjen, ripërdorimin dhe riciklimin e mbetjeve. Thirrja është e hapur për institucione nga Greqia dhe Shqipëria, duke përfshirë Agjencinë Helenike për Riciklimin (EOAN), Diadyma SA, Bashkinë Fier dhe Bashkinë Pogradec. Projektet duhet të përfshijnë partnerë nga të dyja vendet për të promovuar transferimin e njohurive dhe zgjidhje efektive për menaxhimin e mbetjeve.

Më shumë informacion e gjeni në këtë dokument.

Afati i fundit për aplikim:9 dhjetor 2024, në orën 18:00.

Linku i thirrjes:Klikoni këtu

14. Mundësi për aplikim në thirrjen “A European Collaborative Cloud for Cultural Heritage – HERITAGE-ECCCH-01-03” nën Programin Horizon Europe

Synimi i Thirrjes: Kjo thirrje synon zhvillimin e mjeteve dhe metodave inovative për të pasuruar të dhënat dhe metadatat në “Retë Bashkëpunuese Europiane për Trashëgiminë Kulturore” (European Collaborative Cloud for Cultural Heritage) (ECCCH).

Më shumë informacion e gjeni në këtë dokument.

Afati i fundit për aplikim:22 Janar 2025, ora 17:00 (ora e Brukselit).

Linku i thirrjes:Klikoni këtu

15. Mundësi për aplikim në thirrjen “A European Collaborative Cloud for Cultural Heritage – HERITAGE-ECCCH-01-04” nën Programin Horizon Europe

Synimi i Thirrjes: Mediterranean Biodiversity Consortium (MBC) ka shpallur një thirrje për projekte të vogla për të forcuar mbrojtjen e biodiversitetit dhe përmirësimin e kushteve të jetesës së njerëzve nëpërmjet Zgjidhjeve të bazuara në Natyrë (NbS). Kjo iniciativë synon të adresojë sfidat ekologjike dhe socio-ekonomike në rajonin e Mesdheut, duke përfshirë zbatimin e zgjidhjeve të inovative dhe të riprodhueshme për rritjen e qëndrueshmërisë sociale dhe mjedisore. Aplikimet janë të hapura për Organizatat e Shoqërisë Civile (CSO) vendore që veprojnë në fushën e mbrojtjes së natyrës dhe mjedisit, si aplikues kryesor, por projektet mund të përfshijnë edhe partnerë si entitetet publike dhe private.

Më shumë informacion e gjeni në këtë dokument.

Afati i fundit për aplikim: 22 Janar 2025, ora 17:00 (ora e Brukselit).

Linku i thirrjes:Klikoni këtu

16. Mundësi për aplikim në thirrjen “A European Collaborative Cloud for Cultural Heritage – HERITAGE-ECCCH-01-05” nën Programin Horizon Europe

Synimi i Thirrjes: Mediterranean Biodiversity Consortium (MBC) ka shpallur një thirrje për projekte të vogla për të forcuar mbrojtjen e biodiversitetit dhe përmirësimin e kushteve të jetesës së njerëzve nëpërmjet Zgjidhjeve të bazuara në Natyrë (NbS). Kjo iniciativë synon të adresojë sfidat ekologjike dhe socio-ekonomike në rajonin e Mesdheut, duke përfshirë zbatimin e zgjidhjeve të inovative dhe të riprodhueshme për rritjen e qëndrueshmërisë sociale dhe mjedisore. Aplikimet janë të hapura për Organizatat e Shoqërisë Civile (CSO) vendore që veprojnë në fushën e mbrojtjes së natyrës dhe mjedisit, si aplikues kryesor, por projektet mund të përfshijnë edhe partnerë si entitetet publike dhe private.

Më shumë informacion e gjeni në këtë dokument.

Afati i fundit për aplikim: 22 Janar 2025, ora 17:00 (ora e Brukselit).

Linku i thirrjes:Klikoni këtu

17. Mundësi për aplikim të bashkive në thirrjen “BioProtect Associated Regions Call”

Synimi i Thirrjes: Kjo thirrje synon të promovojë zhvillimin përbashkët të zgjidhjeve për të ruajtur biodiversitetin dhe për të forcuar rezistencën e ekosistemeve detare dhe bregdetare ndaj ndryshimeve klimatike. Ajo ofron mundësi për bashkitë dhe qarqet që të përmirësojnë mjetet e ruajtjes së biodiversitetit dhe të përfitojnë asistencë teknike për zhvillimin e planeve dhe projekteve të personalizuara. Qëllimi është të krijohen kapacitete dhe zgjidhje të qëndrueshme që mund të shkallëzohen dhe të zbatohen në qarqe të ndryshme.

Më shumë informacion e gjeni në këtë dokument.

Afati i fundit për aplikim: 1 janar 2025, ora 23:59 CET.

Linku i thirrjes:Klikoni këtu

18. Mundësi për aplikim të bashkive në thirrjen “BeMed Call for Micro-Initiatives (CMI)”

Synimi i Thirrjes: Thirrja “Call for Micro-Initiatives” (CMI) synon të mbështesë iniciativat lokale në vendet e Mesdheut për të luftuar ndotjen plastike dhe për të promovuar praktika të qëndrueshme. Ajo synon të forcojë kapacitetet e aktorëve lokalë dhe të përhapë praktika të mira në reduktimin e përdorimit të plastikës, implementimin e alternativave dhe menaxhimin efektiv të mbetjeve plastike. Qëllimi përfundimtar është krijimi i një rrjeti aktorësh të përkushtuar që kontribuojnë në një Mesdhe më të pastër dhe më të shëndetshëm.

Më shumë informacion e gjeni në këtë dokument.

Afati i fundit për aplikim: 6 janar 2025, ora 23:00 (Ora e Parisit GMT+1)

Linku i thirrjes:Klikoni këtu