Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

1. Mundësi për aplikim të Bashkive në thirrjen “Binjakëzimi i Qyteteve” (Town Twinning) nën Programin CERV

Thirrja mbështet projekte që nxisin ndërveprimin ndërmjet qytetarëve të vendeve të ndryshme përmes binjakëzimit të qyteteve, duke promovuar mirëkuptimin e ndërsjelltë, dialogun ndërkulturor dhe pjesëmarrjen qytetare në çështje që lidhen me të ardhmen e Bashkimit Evropian dhe vlerat e tij.

Më shumë informacion e gjeni në këtë dokument.

Afati i fundit për aplikim: 17 shtator 2025, ora 17:00 (ora e Brukselit)

Linku i thirrjes:Klikoni këtu

2. Mundësi për aplikim të Bashkive në thirrjen “Përparim i Tranzicionit Energjetik të Bashkive” (Advancing Municipal Energy Transition ) – Sunny Schools & Local Energy Communities

Synimi i thirrjes:
Thirrja synon të mbështesë bashkitë në Ballkanin Perëndimor për të avancuar tranzicionin energjetik në nivel vendor përmes dy drejtimesh: Zgjerimin e rrjetit të shkollave me instalime fotovoltaike në çati, duke reduktuar kostot e energjisë dhe duke përfshirë komunitetin, si dhe krijimin e modeleve të komuniteteve të energjisë të drejtuara nga bashkitë, që synojnë qeverisje të përbashkët, përfshirje qytetare dhe përfitim publik nga energjia e rinovueshme.

Më shumë informacion e gjeni në këtë dokument.

Afati i fundit për aplikim: 25 korrik 2025

Linku i thirrjes:Klikoni këtu

3. Mundësi për përfshirje të Bashkive në programin “Twinning Learning Programme” të NetZeroCities

Synimi i thirrjes:
Thirrja ka për qëllim përzgjedhjen e 19 Bashkive “Twin Cities” që do të bashkëpunojnë me 19 Bashki të përzgjedhura më parë si “Mission Cities” në kuadër të misionit të BE-së për “Qytete klimatike neutrale dhe të zgjuara deri në vitin 2030”. Përmes këtij bashkëpunimi synohet rritja e kapaciteteve për veprim klimatik, shkëmbimi i njohurive dhe krijimi i planeve konkrete për replikimin e veprimeve klimatike.

Më shumë informacion e gjeni në këtë dokument.

Afati i fundit për aplikim: 12 shtator 2025, ora 17:00 CET.

Linku i thirrjes:Klikoni këtu