Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Fuqizimi i kapaciteteve të burimeve njerëzore të njësive të vetëqeverisjes vendore është një prej prioriteteve kryesore të ministrit të shtetit për pushtetin vendor dhe amvv, si dhe një nga nevojat më emergjente të pushtetit vendor.

Akademia e Pushtetit Vendor synon rritjen dhe fuqizimin e kapaciteteve të nëpunësve publik dhe të të zgjedhurve vendorë për kryerjen e detyrave dhe funksioneve të tyre në rritjen e eficencës dhe efektivitetit të qeverisjes vendore. Përmirësimi i menaxhimit të burimeve njerëzore është baza e një qeverisje vendore e cila promovon vlerat demokratike dhe orientohet drejt rritjes ekonomike.

Në kuadër të mbështetjes të NjVV-ve, me nismë të Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor është ngritur me Urdhër të Kryeministrit (urdhri nr. 6, më  datë 12.01.2024) Grupi Ndërinstitucional i Punës “Për zhvillimin e kapaciteteve të zyrtarëve dhe të të zgjedhurve vendorë”, qëllimi i të cilit është ngritja e akademisë si një institucion më vete.

Grupi Ndërinstitucional i Punës gjatë gjysmës të parë të vitit ka zhvilluar 2 mbledhje, gjatë të cilave ka hartuar dhe miratuar një serë dokumentash të rëndësishme, të cilat i shërbejnë institucionalizimit të Akademisë dhe zhvillimit të trajnimeve. Institucionalizimi i Akademisë është parashikuar gjatë fillimit të vitit 2025. Për të vijuar me mbështetjen e NjVV-ve në fuqizimin e kapaciteteve të tyre, me miratimin e strukturës dhe organikës të re të Agjencisë, AMVV ka ngritur Drejtorinë e Trajnimeve dhe Fuqizimit të Kapaciteteve, e cila është përgjegjëse për koordinimin dhe zhvillimin e trajnimeve në nivel vendor deri në ngritjen e Akademisë së Pushtetit Vendor.

Urdher nr.6 date 12.1.2024 per ngritjen e grupit nderinstitucional te punes per zhvillimin e kapaciteteve te zyrtareve dhe te zgjedhurve vendore