Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Kapitulli 22 Acquis: “Politikat Rajonale dhe Koordinimi i Instrumenteve Strukturore, përcakton rregullat për hartimin, miratimin dhe zbatimin e programeve të Fondeve Strukturore dhe Fondit të Kohezionit që reflektojnë organizimin territorial të secilit vend. Këto programe negociohen dhe dakordohen me Komisionin Europian, por zbatimi është përgjegjësi e Shteteve Anëtare.

Këto të fundit, duhet të kenë një kornizë institucionale dhe kapacitetet e duhura administrative për të siguruar programimin, zbatimin, monitorimin dhe vlerësimin në një mënyrë të përshtatshme dhe me kosto-efektive nga pikëpamja e menaxhimit dhe kontrollit financiar.

“Politikat Rajonale” të BE-së janë zhvilluar me qëllim që të reduktojnë pabarazitë socio-ekonomike mes Shteteve Anëtare dhe mes rajoneve brenda të njëjtit vend dhe të sigurojnë integrim socio-ekonomik dhe kohezion. Nga ana tjetër, “Koordinimi i Instrumenteve Strukturore” kërkon krijimin e strukturave institucionale dhe administrative, si dhe zbatimin e rregulloreve të përgjithshme dhe specifike që lidhen me çdo Fond Strukturor dhe me Fondin e Kohezionit, të cilët përbëjnë instrumentet financiare të BE-së për arritjen e objektivave të politikave rajonale.

I.Progres Raporti per Shqiperine 2018

II.Progres Raporti per Shqiperine 2019

III.Progres Raporti per Shqiperine 2020

IV.Progres Raporti per Shqiperine 2021

V.Progres Raporti per Shqiperine 2022

VI.Progres Raporti per Shqiperine 2023