Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

1.Eu For Municipalities 

Objektivi i përgjithshëm:

Forcimi i kapaciteteve qeverisëse të bashkive në lidhje me çështjet e BE-së,  si dhe informimi i qytetarëve Shqiptarë dhe administratatave lokale në Shqipëri, rreth informacionit në lidhje me BE-në, politikat dhe programet e saj.

Qëllimi:

  • Të ndihmojë të gjitha Bashkitë e Shqipërisë në krijimin e një ndërveprimi efektiv midis BE-se dhe Zyrave vendore të BE -së / Këndet e BE – së në secilën Bashki  në Shqipëri, si dhe më pas në  manaxhimin efikas të tyre;
  • Të rrisë njohuritë për Instrumentin e Asistencës së Para-aderimit “IPA” si dhe fondet e tjera kryesore të BE-së të disponueshme për bashkitë dhe qytetarët Shqiptarë, nëpërmjet historive të suksesit nga projekte konkrete;
  • Të rrisë kapacitetet e palëve të interesuara në nivel vendor me qëllim përfitimin nga fondet IPA apo edhe nga fondet dhe programet e tjera kryesore të BE-së, të disponueshme për bashkitë dhe qytetarët Shqiptarë, nëpërmjet trainimeve që fokusohen në : konceptimin, ideimin dhe shkrimin e projekt propozimeve, si dhe proçedurat e aplikimit.
  • Të rrisë njohuritë mbi politikat, objektivat, prioritetet, institucionet, programet dhe perspektivën e Bashkimit Evropian, si dhe të sqarojë mitet apo konceptet e gabuara ne lidhje me proçesin e anëtarësimit në BE;
  • Të rrisë kapacitetet e pushtetit vendor për ta marrë, kuptuar dhe përhapur informacionin që ka të bëjë me BE-në, dhe veçanërisht jo vetëm atë që ka lidhje me publikun,  por dhe atë që ka për destinacion administratën e vetë bashkive;
  • Të rrise kapacitetet bashkiake për të grumbulluar, si nga publiku ashtu dhe nga administrata, përpunuar dhe ofruar informacionin i cili mund të japë njohuri mbi programet dhe ndërhyrjet  e ardhshme të Qeverisë Shqiptare, BE-së dhe partnerëve ndërkombëtarë;

2.BASHKI TE FORTA 

Projekti “Bashki të Forta’ nisi si një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC (Swiss Development & Cooperation) i zbatuar nga Helvetas dhe tani ka dhe mbështetjen e Agjencisë Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida – Styrelsen för Internationellt Utvecklingssamarbete), dhe të Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor.

Projekti ‘Bashki të Forta’ mbështet që prej vitit 2019 strategjinë e decentralizimit dhe forcimin e kapaciteteve të bashkive dhe të këshillave bashkiake. Në fazën e parë kontributi përfshin rritjen ei transparencës së bashkive dhe këshillave bashkiakë përmes transmetimeve live të mbledhjeve të këshillave bashkiakë si dhe futjen e mekanizmave të kërkesave dhe ankesave. Projekti ngriti për herë të parë një aleancë të grave në këshillat bashkiake e cila tejkalon ndasitë politike dhe punon për përparimin e barazisë gjinore në qeverisjen vendore.

Në këtë fazë të re, projekti do të punojë ngushtë me Ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor si dhe me 61 bashkitë në vend, për të rritur kapacitetet për shërbime si arsimi parashkollor, menaxhimi i mbetjeve, funksionet e këshillave bashkiakë, dhe matja e performancës së bashkive. Projekti do të përforcojë gjithashtu rolin mbikëqyrës dhe të këshillave mbi administratën e bashkisë, si dhe komunikimin me qytetarët.

3.Eu for Good Governance

Projekti BE për Qeverisjen e Mirë synon të mbështesë Qeverinë e Shqipërisë në avancimin e mëtejshëm të reformave të saj në fushat e Administratës Publike, Menaxhimit të Financave Publike, Qeverisjes Vendore, decentralizimit dhe Antikorrupsionit nën Qeverisjen e Mirë. Mbështetja bazohet në reformat që janë dhënë më parë nga Programet e Reformës Sektoriale për të mbështetur reformën e Menaxhimit Financiar Publik (nën IPA 2014), për të mbështetur Reformën e Administratës Publike (nën IPA 2015) dhe për të mbështetur luftën kundër korrupsionit (nën IPA 2016).

Objektivi i përgjithshëm i projektit është “Të kontribuojë në një sektor publik më të aftë dhe më të përgjegjshëm ndaj nevojave të qytetarëve dhe bizneseve, si dhe të avancojë dhe t’u përgjigjet kërkesave të proceseve integruese në BE”.

Qellimi:

  1. Ngritja e kapaciteteve për hartimin dhe zbatimin e politikave duke përfshirë planifikimin e integruar dhe efikas, buxhetimin dhe koordinimin e politikave;
  2. Ngritja e kapaciteteve për të kuptuar dhe zbatuar më mirë politikën e kontrollit të brendshëm financiar publik në të gjitha institucionet publike;
  3. Mbështetje për përmirësimin e qeverisjes së BE-së dhe ofrimit të shërbimeve publike nga agjencitë qendrore dhe komunat;
  4. Mbështetje për përmirësimin e qeverisjes me pjesëmarrje dhe dialogut qytetar, duke përfshirë konsultimin publik;
  5. Mbështetje për përmirësimin e transparencës dhe llogaridhënies për zbatimin e reformave, duke përfshirë përmes institucioneve të pavarura.

4.Prezenca e OSBE-së në Shqipëri 

Qellimi: Rritja e kapaciteteve qeverisëse në nivel qendror dhe vendor në Shqipëri Faza II, Kapitali Natyror. Projekti është në zbatim të programit të Kapitalit Natyror të bashkive, i cili synon shpërndarjen e njohurive mbi zhvillimin e Vlerësimit të Kapitalit Natyror të bashkisë si dhe forcimi i kapaciteteve teknike në nivel vendor.

  1. Mbështetje për përgatitjen e një manuali vetëpërdorimi dhe zbatimi të Metodologjisë së Kapitalit Natyror në nivel vendor.
  2. Mbështetje për Shoqatën për Autonomi Vendore për të ndarë dhe zgjeruar praktikat e mira mbi Kapitalin Natyror në nivel vendor.

Projekti ka realizuar:

1.Hartimin e manualit dhe metodologjisë për Kapitalin Natyror të Bashkive. Metodologjia është testuar në katër bashki të vendit (Mat, Selenicë, Roskovec dhe Pogradec) gjatë periudhës 2021-2022, duke prodhuar të dhëna konkrete mbi potencialin ekonomik nga burimet natyrore vendore. Gjatë punës në katër bashkitë, u evidentuan gjashtë shtyllat e burimeve natyrore si dhe burime potenciale ekonomike dhe zhvillimi në vend.

2.Gjatë vitit 2023 janë zhvilluar 4 takime rajonale me bashkitë, për trajnimin e specialistëve vendor mbi zhvillimin në mënyrë të pavarur të Vlerësimit të Kapitalit Natyror të Bashkisë. Në takimet rajonale morën pjesë 37 bashki.

5.Projekti “Mbështetja e Reformës së Administratës Publike në Nivel Vendor në Shqipëri zbatuar nga Këshilli i Evropës, financuar nga qeveria gjermane. Nëpërmjet projektit SPAR, Këshilli i Evropës mund të kontribuojë në mënyre të konsiderueshme në arritjen e SDG 11 T’i bëjë qytetet dhe vendbanimet njerëzore gjithëpërfshirëse, të sigurta, elastike dhe të qëndrueshme duke përmirësuar qeverisjen vendore, duke promovuar gjithëpërfshirjen dhe duke siguruar menaxhim efikas të burimeve në nivel lokal.Ai gjithashtu mbështet SDG 16 Paqe, Drejtësi dhe Institucione të Forta duke promovuar institucione transparente të përgjegjshme dhe gjithëpërfshirëse në të gjitha nivelet. Kjo qasje gjithëpërfshirëse siguron që grupet e margjinalizuara dhe të cënueshme të kenë një zë në proceset vendimmarrëse, duke kontribuar kështu në reduktimin e pabarazive SDG 10.

Qellimi: Zhvillimi i kapaciteteve të Njësive të Qeverisjes Vendore (NjQV) për një menaxhim efektiv dhe uniform të burimeve njerëzore, në zbatim të legjislacionit dhe standardeve kombëtare.

Forcimi i kuadrit institucional për trajnimin dhe zhvillimin e nëpunësve publike dhe të zgjedhurve vendorë.

Forcimi i mirëqeverisjes demokratike në nivel vendor përmes shkëmbimit të eksperiencave e koordinimit mes bashkive, dhe pjesëmarrja domethënëse e qytetarëve në proceset demokratike.