Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Çfarë është platforma e Partneritetit për Integrimin Evropian?
Anëtarësimi në Bashkimin Europian është një objektiv kombëtar me ndikim në të gjithë shoqërinë.Platforma e Partneritetit për Integrimin Evropian (PPIE) është një mekanizëm i rëndësishëm që mundëson përfshirjen e aktorëve të ndryshëm të shoqërisë civile, përfaqësuesve të pushtetit vendor, komunitetit të biznesit, shoqatave të punëmarrësve, akademikëve dhe grupeve të interesit në procesin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. PPIE jane tryeza komunikimi dhe keshillimi te cilat ngrihen per cdo kapitull .Ky mekanizëm është i lidhur ngushtë me përgatitjen dhe implementimin e reformave që kërkohen për përmbushjen e kushteve të Bashkimit Evropian, veçanërisht në kuadër të kapitullit 22, i cili lidhet me pushtetin vendor dhe decentralizimin.

Si funksionon PPIE?
PPIE jane ngritur ne baze te urdhrit të Kryeministrit nr. 113, datë 30.08.2019 për çdo kapitull të acquis të BE-së. Qëllimi kryesor i secilës tryezë është të diskutojë dhe të ndërmarrë qëndrime dhe rekomandime drejtuar Sekretariatit të Integrimit Evropian dhe strukturave të tjera përgjegjëse për procesin e integrimit. PPIE ka një rol të rëndësishëm pasi ofron mundësinë që aktorët e shoqërisë civile të jenë pjesë aktive në procesin e konsultimeve dhe formulimit të politikave që lidhen me forcimin e pushtetit vendor dhe decentralizimin në Shqipëri. Përmes PPIE, do të sigurohet që reforma në pushtetin vendor të jetë e thellë dhe gjithëpërfshirëse, duke përfshirë konsultime të gjera me të gjithë aktorët relevantë, përfshirë shoqërinë civile dhe pushtetin vendor, të cilët janë në një pozicion kyç për të kontribuar në zhvillimin e strategjive dhe politikave që do të implementohen për të arritur qëllimet e përcaktuara në Kapitullin 22 të procesit të integrimit evropian.

Kush mund të aplikojë?
Aplikimi është i hapur për të gjithë organizatat e shoqërisë civile, pushtetit vendor, komunitetit të biznesit, shoqatat e punëmarrësve, përfaqësues të rretheve akademike, mediave dhe grupeve të interesit referuar përcaktimeve të kreut III, pika 4 të Urdhrit Nr. 113 datë 30/08/2019 “Për organizimin dhe funksionimin e Platformës së Partneritetit për Integrimin Evropian”.