Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Procesi i hartimit të Strategjisë ka filluar në prill të vitit 2022 me miratimin e planifikimit të planit strategjik, sipas Urdhrit të Kryeministrit nr. 76, datë 22.04.2022 “Për ngritjen e grupit ndërinstitucional të punës për hartimin e strategjisë ndërsektoriale për decentralizimin dhe qeverisjen vendore, e të planit të veprimit 2023-2025. Nga muaji maj e deri në fund të gushtit 2022, është organizuar një fushatë e gjerë e marrjes së mendimeve dhe konsultime me NJVV-të dhe institucione qendrore. Në vjeshtë 2022 ka filluar zhvillimi i draftit të parë të strategjisë, i cili më pas u përmirësua duke iu nënshtruar konsultimeve vlerësuese të cilat përfunduan në dhjetor 2022 me një draft të përparuar që iu paraqit të gjithë aktorëve.

Pas gati një viti punë për hartimin dhe konstultimin e draft-strategjisë, u miratua me vendimin nr. 252, datë 20.04.2023 “Për miratimin e Strategjisë Ndërsektoriale për Decentralizimin dhe Qeverisjen Vendore 2023-2030″, të Planit të saj të Veprimit 2023-2025 e të Pasaportës së Indikatorëve.

Strategjia synon konsolidimin e mëtejshëm të decentralizimit, shërbime cilësore e gjithëpërfshirëse dhe efiçencë e transparencë sipas standarteve evropiane.

Dokumenti Strategjik, përmban 6 qëllime politike, 22 objektiva specifikë dhe 179 masa për zbatim.

Qëllimet Politike renditen si më poshtë:

  • Nxitja dhe forcimi i zhvillimit të qendrueshëm vendor
  • Përmirësimi i cilësisë, standarteve dhe ofrimit të shërbiemeve vendore
  • Zgjerim i qeverisjes digjitale në nivel vendor
  • Rritja e autonomisë financiare vendore nëpërmjet konsolidimit të sistemit të të ardhurave të veta
  • Përmirësimi i demokracisë vendore dhe përparimi agjencës së integrimit evropian në nivel vendor
  • Zhvillimi dhe forcimi i kapaciteteve të nevojshme vendore dhe qendrore.

I.Strategjia Ndërsektoriale për Decentralizimin dhe Qeverisjen Vendore 2023-2030

II.Vendimi nr.252 date 20.04.2023 “Per miratimin e strategjise ndersektoriale per decentralizimin dhe qeverisjen vendore 2023-2030 dhe planit te saj te veprimit e te pasaportes se indikatoreve”

III.Urdher nr.76 date 22.04.2022 “Per ngritjen e grupit nderinstitucioanl te punes dhe te grupit teknik te punes per hartimin e strategjise ndersektoriale per decentralizimin dhe qeverisjen vendore e te planit te veprimit 2023-2030