Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Këshilli Konsultativ është forumi kryesor konsultues midis qeverisë qendrore dhe qeverisjes vendore, me qëllim institucionalizimin e procesit të konsultimit midis dy niveleve të qeverisjes, për projektligjet, projektvendimet e Këshillit të Ministrave, projektpolitikat dhe projektstrategjitë që rregullojnë ose kanë ndikim të drejtpërdrejtë në ushtrimin e të drejtave dhe e detyrimeve të Njësive të Vetëqeverisjes Vendore. Krijimi i tij u miratua me vendimin e këshillit të ministrave, më 21 dhjetor 2016. Me këtë vendim, për herë të parë në shqipëri, qeverisja qendrore do të niste konsultimin e institucionalizuar me përfaqësues të vetëqeverisjes vendore në lidhje me decentralizimin, financat vendore dhe funksionet e bashkive.

Krijimi i Këshillit Konsultativ është një zbatim i drejtpërdrejtë i Kartës Evropiane për Vetëqeverisje. Ngritja e Këshillit Konsultativ krijoi kushtet për një realitet të ri të bashkëpunimit dhe forcimit të dialogut midis të dy niveleve të pushtetit, për të shkëmbyer dhe diskutuar politikat, ligjet apo nismat me ndikim të drejtpërdrejtë te qeverisja dhe komunitetet vendore. Synimi afatgjatë i krijimit dhe konsolidimit institucional të kësaj strukture është shndërrimi i organeve të vetëqeverisjes vendore në partnerë të rëndësishëm të qeverisjes qendrore për fushat e tyre të përgjegjësisë dhe të drejtave që gëzojnë. Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore kryen funksione ndihmëse dhe administrative në rolin e Sekretariatit Teknik. Roli i AMVV-së si Sekretariat Teknik i Këshillit Konsultativ realizohet sipas përcaktimit dhe detyrave të ngarkuara ne VKM. Nr. 244, datë 17.04.2024.

Vendimi nr.244 date 17.4.2024 per menyren e organizimit e te funksionimit te keshillit konsultativ te qeverisjes qendrore me veteqeverisjen vendore

ANËTARËT E KËSHILLIT KONSULATIV

  • Arbjan Mazniku Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor
  • Endrit Yzeiraj Zv/Ministër Përgjegjës për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin
  • Klajdi Karameta Zv/Ministër Përgjegjës për Çështjet e Drejtësisë
  • Hantin Bonati Zv/Ministër Përgjegjës për Energjinë dhe Infrastrukturën
  • Denada Seferi Zv/Ministër Përgjegjës për Çështjet Sociale
  • Romina Kuko Zv/Ministër Përgjegjës për Punët e Brendshme
  • Arian Jaupllari Zv/Ministër Përgjegjës për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural
  • Almira Xhembulla Zv/Ministër Përgjegjës për Mjedisin dhe Turizmin
  • Nina Guga Zv/Ministër Përgjegjës për Arsimin
  • Fran Brahimi Drejtor/Drejtoria e Financave Vendore/Ministria e Financave
  • Adrian Kamenica Përfaqësues i Ministrit të Shtetit dhe Kryenegociator
  • Erion Veliaj SHAV, Kryetari i Shoqatës për Autonomi Vendore
  • Aldrin Dalipi SHKQSH, Bashkëkryetar
  • Agron Ivani SHKQSH, Kryetar i Këshillit të Qarkut Lezhë
  • Ervis Moçka SHKQSH, Kryetar i Këshillit të Qarkut Vlorë
  • Fisnik Qosja SHAV/ Kryetar i Bashkisë Kavajë
  • Emirjana Sako SHAV/ Kryetar i Bashkisë Durrës
  • Benet Beci SHAV/ Kryetar i Bashkisë Shkodër
  • Gledjan Llatja SHAV/ Kryetar i Bashkisë Elbasan
  • Alma Hoxha SHAV/ Kryetar i Bashkisë Përmet
  • Pjerin Ndreu SHAV/ Kryetar i Bashkisë Lezhë
  • Alma Selami SHKQSH, Kryetar i Këshillit të Qarkut Dibër

Kontakt: keshilli.konsultativ@amvv.gov.al