Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Hartimi i Praktikave të Mira është një instrument që mundëson shkëmbimin e informacionit nga bashkitë mbi shembuj të suksesshëm në ekzekutimin e funksioneve të Njësive të Vetëqeverisjes Vendore dhe ofrimin e shërbimeve publike. Praktikat e mira mund të jenë në formë raporti ose udhëzuesi të hollësishëm që dokumentojnë strategjitë, politikat, procedurat dhe aktivitetet e suksesshme të zbatuara nga bashkitë. Këto dokumente ofrojnë njohuri të detajuara mbi zgjidhjen e problematikave dhe përmirësimin e shërbimeve, duke shërbyer si pikë referimi për bashkitë e tjera të cilat kanë sfida të ngjashme.

Ky instrument për qeverisjen e mirë, është integruar në programet për vetëqeverisjen vendore, si dhe në zbatimin e Strategjisë Ndërsektoriale për Decentralizimin dhe Qeverisjen Vendore, 2023-2030 (SNDQV).

I.Urdher nr.213 date 13.12.2023 per disa ndryshime dhe nje shtese ne urdherin nr.17 date 20.02.2023 te kryeministrit per krijimin e grupit nderinstitucional te punes per hartimin e propozimeve ligjore per permirsimin e cilesise se sherbimeve publike qe ofrohen nga njesite e veteqeverisjes vendore nepermjet sistemit te matjes se performances

II. Praktika e Mirë Bashkia Lezhë

III. Praktika e Mirë Bashkia Berat

IV. Praktika e Mirë Bashkia Vlorë

V. Praktika të Mira 2021

VI. Praktika të Mira 2018