Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

NJOFTIM

PËR SHPREHJE INTERESI PËR TË MARRË PJESË NË TRYEZËN E DISKUTIMIT DHE KËSHILLIMIT TË PLATFORMËS SË PARTNERITETIT PËR INTEGRIMIN EVROPIAN KAPITULLI 22

Në mbështetje të VKM nr.749, datë 19.12.2018 ,”Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e strukturës shtetërore përgjegjëse për zhvillimin e negociatave dhe lidhjen e traktatit të aderimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, Urdhrit të Kryeministrit Nr. 94, date 20.5.2019 “Për ngritjen, përbërjen dhe funksionimin e grupeve ndërinstitucionale të punës për Integrimin Evropian” si dhe të Urdhërit të Kryeministrit Nr.113, Datë 30.08.2019, për “Format e pjesëmarrjes, funksionimin dhe strukturën institucionale të Platformës së Partneritetit për integrimin Evropian”, bëhet ky njoftim për të qenë pjesëmarrës në diskutimet dhe këshillimet e Tryezës së Diskutimit dhe Këshillimit të Platformës së Partneritetit për Integrimin Evropian për kapitullin 22 – “Politikat Rajonale dhe Koordinimi i Instrumenteve Strukturore”.

Qëllimi kryesor i kësaj Tryeze të Diskutimit dhe Këshillimit të Platformës së Partneritetit për Integrimin Evropian, është të diskutojë, të shqyrtojë dhe të ndërmarrë qëndrime dhe rekomandime drejtuar Sekretariatit të Integrimit Evropian e strukturave të tjera përgjegjëse në procesin e integrimit evropian, për çështjet e fushat specifike.

Të gjithë anëtarët e strukturave jo-shtetërore, që duan të jenë pjesë e diskutimeve dhe këshillimeve të kësaj Tryeze të Diskutimit dhe Këshillimit të Platformës së Partneritetit për Integrimin Evropian, duhet të përfaqësojnë një nga grupimet e mëposhtme:

  • Organizatat e shoqërisë civile,
  • pushteti vendor,
  • komuniteti I biznesit,
  • shoqata e punëmarrësve,
  • bota akademike, qendrat kërkimore
  • media
  • grupe të tjera interesi

Të gjithë anëtarët e strukturave jo-shtetërore, ftohen të dërgojnë brenda 30 ditëve (deri më datë 07.05.2026) nga shpallja e kryer nga Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Negociator i Kapitullit 22, dhe Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore, Sekretariat Teknik, përgjegjëse për Kapitullin 22, më datë 07.04.2026, formularin e plotësuar të aplikimit, ku të përcaktohet qartë përvoja, si dhe interesi për të qenë pjesë e Tryezës së Diskutimit dhe Këshillimit të Platformës së Partneritetit për Integrimin Evropian, në adresën e postës elektronike: kapitulli.22@amvv.gov.al

Formulari i kërkesës për anëtarësim (skedar word kliko ketu)

Personat e përzgjedhur dhe ata të skualifikuar, së bashku me arsyet e skualifikimit, do të njoftohen përmes adresës së postës elektronike brenda datës 13.05.2026.

Kryetari i Tryezës së Diskutimit dhe Këshillimit të Platformës së Partneritetit për Integrimin Evropian për Kapitullin 22