Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

NJOFTIM PËR MARRJEN PJESË NË TRYEZËN E DISKUTIMIT DHE TË KËSHILLIMIT TË KAPITULLIT 22, NË KUADËR TË PROCESIT TË INTEGRIMIT EVROPIAN.

Në zbatim të urdhrit të Kryeministrit nr. 113, datë 30.8.2019, “Për format e pjesëmarrjes, funksionimin dhe strukturën institucionale të platformës së partneritetit për integrimin evropian”, Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor në detyrën e negociatorit të Kapitullit 22 dhe Agjencia për Mbështejten e Vetëqeverisjes Vendore (AMVV) në detyrën e sekretariatit teknik, në cilësinë e institucioneve drejtues të Kapitullit 22 “Poltikat Rajonale dhe Koordinimi i Instrumenteve Strukturore”, fton të marrin pjesë lirisht në tryezën e diskutimit dhe të këshillimit, në kuadër të procesit të integrimit evropian, e cila është krijuar në mënyrë analoge me kapitujt e acquis të Bashkimit Evropian, përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile, të pushtetit vendor, të komunitetit të biznesit, të shoqatave të punëmarrësve, të botës akademike, të medies dhe tëgrupeve të interesit.

Referuar përcaktimeve të kreut III.2, pika 4, të urdhrit. Sipas përcaktimeve të kreut III.2, të urdhrit të Kryeministrit, aplikimi për t’u bërë pjesë e tryezën e diskutimit dhe të këshillimit të Kapitullit 22, kryhet nëpërmjet dorëzimit të një letre interesi, si dhe CV-së së personit apo të grupimit që përfaqëson, duke treguar se kanë ekspertizën apo interesin e mjaftueshëm për të kontribuar në tryezën specifike. Personat apo përfaqësuesit e grupeve të interesit mund të paraqesin dokumentacionin e sipërcituar për pjesëmarrje, brenda datës 14.05.2025, ku të jenë specifikuar eksperiencat e mëparshme si dhe ekspertiza specifike që mund të ofrohet për procesin e integrimit evropian dhe konkretisht lidhur me fushat që mbulon Kapitulli ‘22’, në adresat e mëposhtme elektronike të sekretariateve teknike të GNP-së, sipas kapitujve më poshtë:

Adresa email: kapitulli.22@amvv.gov.al

Përzgjedhja e personave apo e përfaqësuesve të grupeve të interesit do të bëhet, sipas urdhrit të Kryeministrit nr. 113, deri më datë 21.05.2025.

Template CV si model dhe Modeli i letrës së shprehjes së interesit.

Template CV dhe Shprehja e interesit

Për të lexuar informacionet rreth PPIE:  klikoni këtu!