Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

I. Bashkite ne procesin e Integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Evropian Maj 2022

Ky raport prezanton ecurinë e institucioneve të vetëqeverisjes vendore në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian për sa i përket realizimit të detyrimeve që rrjedhin në kuadër të kritereve dhe angazhimeve të proçesit të integrimit evropian, gjatë vitit 2022.

II. Bashkëpunimi ndërbashkiak në Ballkanin Perëndimorë

Ky raport përmbledh shembuj nga vendet e BE-së dhe OECD-së ku Bashkëpunimi Ndërbashkiak (BNB) ka një histori të gjatë dhe të suksesshme. Raporti  ofron gjithashtu një analizë të bazës ligjore, mbështetjes, stimujve dhe të dhënave praktike të BNB-së në administratat e Ballkanit Perëndimor. Dokumenti ofron disa rekomandime specifike për administratat e bashkive për t’i informuar se si të përfitojnë nga BNB.

III.Bashkite ne procesin e Integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Evropian 2021

Raporti i 5-të paraqet ecurinë e institucioneve të vetëqeverisjes vendore në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian për sa i përket realizimit të detyrimeve që rrjedhin në kuadër të kritereve dhe angazhimeve të procesit të integrimit evropian gjatë vitit 2021.

IV. Bashkite ne procesin e Integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Evropian 2020

Raporti i katërt i vlerësimit kombëtar të përformancës të Njësive të Vetëqeverisjes Vendore përfshin arritjet, problemet dhe sfidat në ushtrimin e funksioneve dhe aktiviteteve të bashkive gjatë vitit 2020, si dhe progresin në zbatimin e politikave sektoriale dhe detyrimeve që rrjedhin në kuadër të zbatimit të axhendës së integrimit evropian, në nivel vendor, në fushat kryesore të cilat lidhen me kriterin politik, kriterin ekonomik dhe aftësinë për të realizuar detyrimet e anëtarësimit.

V.Bashkite ne procesin e Integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Evropian 2019

Raporti i 3-të thekson ecurinë e pushtetit vendor në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian për sa i përket realizimit gjatë të vitit 2019 detyrimeve në kuadër të kritereve dhe angazhimeve të proçesit të integrimit evropian. Njësitë e Integrimit Evropian në secilën bashki kanë koordinuar organizimin e brendshëm të grumbullimit të të dhënave ndërsa orientimi dhe monitorimi i proçesit të raportimit është realizuar nga Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore.

VI.Bashkite ne procesin e Integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Evropian 2018

Ky është Raportit i dytë vjetor “Bashkitë në Procesin e Integrimit të Shqipërisë në BE”. Raporti synon të paraqesë progresin e bërë nga bashkitë shqiptare gjatë vitit 2018 në lidhje me përmbushjen e përgjegjësive siç përcaktohet nga kuadri ekzistues strategjik dhe ligjor dhe në lidhje me përafrimin me kriteret e pranimit dhe me standardet e BE-së.