Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Qëllimi i trajnimit është njohja e stafeve të reja të Njësive të Integrimit Evropian me rolin e pushtetit vendor në procesin e Integrimit Evropian, si dhe njohja me rolin dhe detyrat e Njësisë së Integrimit pranë bashkive për të lehtësuar këtë proces. Gjatë trajnimit stafet e reja të NjIE do të kenë mundësinë të marrin informacione praktike si dhe do të përfitojnë nga peer learning (të mësuarit nga kolegët), ku drejtues apo specialistë që janë aktualisht në drejtimin e NjIE apo që kanë përvoja pune me njësitë, do të ndajnë eksperiencën e tyre dhe do t’i asistojnë gjatë sesioneve të punës në grupe.