Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

1. Mundësi për aplikim të bashkive në thirrjen “Town Twinning 2026” – CERV-2026-CITIZENS-TOWN-TT.

Synimi i Thirrjes: Thirrja synon të mbështesë bashkëpunimin dhe shkëmbimet ndërmjet qytetarëve të vendeve të ndryshme përmes binjakëzimit të qyteteve/bashkive. Qëllimi është forcimi i mirëkuptimit të ndërsjellë, i pjesëmarrjes demokratike, i identitetit europian, i vlerave të BE-së, i gjithëpërfshirjes dhe i bashkëpunimit ndërmjet autoriteteve vendore në BE dhe në shtetet kandidate.

Më shumë informacion e gjeni në këtë dokument.

Afati i fundit për aplikim: 23 shtator 2026, ora 17:00 CET (ora e Brukselit).

Linku i thirrjes:Klikoni këtu

2. Mundësi për aplikim të bashkive në thirrjen “CEI Know-how Exchange Programme – KEP 2026”. 

Synimi i Thirrjes:Thirrja synon të mbështesë projekte për transferim njohurish, ekspertize dhe praktikash të mira nga vende të BE-së drejt vendeve jo-BE anëtare të CEI, për të ndihmuar procesin e integrimit evropian, reformat dhe përafrimin me standardet/acquis të BE-së. Shqipëria është vend i pranueshëm si përfitues.

Më shumë informacion e gjeni në këtë dokument.

Afati i fundit për aplikim: 11 shtator 2026, ora 12:00 CEST.

Linku i thirrjes:Klikoni këtu

3. Mundësi për aplikim të bashkive në thirrjen me 5 prioritete “CERV-2026-DAPHNE” nën Programin CERV.

Synimi i Thirrjes: Thirrja synon të parandalojë dhe luftojë dhunën me bazë gjinore, dhunën ndaj grave dhe vajzave, dhunën në familje dhe të gjitha format e dhunës ndaj fëmijëve. Ajo mbështet përmirësimin e shërbimeve për viktimat, parandalimin e dhunës online dhe offline, forcimin e kapaciteteve të institucioneve publike dhe krijimin e sistemeve të koordinuara për identifikimin, referimin, mbrojtjen dhe mbështetjen e viktimave.

Më shumë informacion e gjeni në këtë dokument.

Afati i fundit për aplikim:3 nëntor 2026, ora 17:00 CET (ora e Brukselit).

Linku i thirrjes:Klikoni këtu

Si të krijoni një konsorcium të suksesshëm për të aplikuar në projektet e financuara nga Bashkimi Evropian