Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

1. Bashkimi Evropian për Mirëqeverisje (EU 4 Good Governance)

Objektivi specifik i projektit “BE për Mirëqeverisje” është “përmirësimi i administratës publike për ta bërë atë më efikase, të përgjegjshme, transparente, gjithëpërfshirëse dhe efektive në nivel kombëtar dhe lokal”. Projekti përbëhet nga katër komponentë, ku komponenti i tretë është dedikuar mirëqeverisjes në pushtetin vendor në Shqipëri dhe ka si partner Ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor dhe Agjencinë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore (AMVV).

Komponenti 3: Mbështetje për Vetëqeverisjen Vendore

I. Projekti i BE-së

Projekti i financuar nga Bashkimi Evropian për Mirëqeverisjen (EU4GG) përqendrohet në prioritetet e mëposhtme për të fuqizuar rolin e bashkive në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE:

  • Rritja e kapaciteteve të bashkive për të marrë dhe për të kryer rolin kyç që u është caktuar në kuadër të procesit të integrimit dhe anëtarësimit në BE.
  • Mbështetja e bashkive për të zbatuar kompetencat e tyre të parashikuara nga Strategjia Ndërsektoriale për Decentralizimin dhe Qeverisjen Vendore 2023 – 2030.
  • Krijimi i mekanizmave që lehtësojnë përcaktuara në Ligjin për dialogun mes bashkive dhe komuniteteve të tyre.
  • Krijimi i mekanizmave për fuqizimin e bashkëpunimit mes bashkive.
  • Fuqizimi i bashkive dhe OSHC-ve për të identifikuar dhe hartuar projekte që synojnë rritjen e mirëqenies së qytetarëve.
  • Rritja e dialogut ndërmjet bashkive dhe institucioneve qendrore.

II. Bashkëpunëtorët dhe përfituesit

Projekti i financuar nga Bashkimi Evropian për Mirëqeverisjen (EU4GG) punon në bashkëpunim me Ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor dhe Agjensin për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore (AMVV). Përfitues të projektit janë gjashtë bashki pilot, përkatësisht Shkodër, Berat, Pogradec, Pukë, Përmet dhe Divjakë, si dhe shoqëria civile.

2. Bashki të Forta (Strong Municipalities)

Objektivat e Projektit

Faza e dytë e projektit “Bashki të Forta” do të vazhdojë të forcojë këshillat bashkiakë dhe të përmirësojë menaxhimin e mbetjeve dhe shërbimet e arsimit parashkollor. Projekti do të mbështesë aktorët e sistemit për të rënë dakord për standardet minimale të përballueshme për ofrimin e shërbimeve dhe qeverisjen e mirë. Projekti do të intensifikojë ndërhyrjet e tij në fushën e performancës duke ngritur një sistem të menaxhimit të performancës në mbarë vendin, i cili do të plotësohet nga një skemë granti e bazuar në performancë në pjesën e dytë të periudhës së projektit. Është një element i rëndësishëm i qasjes që ndërhyrjet do të bashkë-projektohen me organizatat që kanë një rol sistematik në qeverisjen vendore në Shqipëri, në mënyrë që ato të marrin pronësinë e plotë të ndërhyrjeve në kohë. Aktorët përkatës të sistemit do të mbështeten për të hartuar politika dhe për të ofruar njohuri për bashkitë. Mbështetja e BtF do të shtrihet në të 61 bashkitë në Shqipëri.

Rezultati 1: Administratat bashkiake përmirësojnë ofrimin e shërbimeve (menaxhimi i mbeturinave dhe edukimi parashkollor) drejt standardeve më të përshtatshme dhe më të përballueshme.

Rezultati 2: Këshillat bashkiakë mbikëqyrin siç duhet performancën e administratës bashkiake dhe angazhohen në vendimmarrje të bazuara në të dhëna.

Rezultati 3: Ekziston një sistem i ri i menaxhimit të performancës bashkiake dhe një mekanizëm granti i bazuar në performancë.

Komponentët e Projektit:

  • Menaxhimi i mbetjeve.
  • Arsimi parashkollor.
  • Performanca e bashkive.
  • Ngritja dhe forcimi i kapaciteteve.

3. Projekt i OSCE

Objektivat e Projektit

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ofron programe njëvjeçare bazuar në prioritetet e qeverisë. Gjatë periudhës raportuese, si dhe për vitin 2024, projekti është duke zbatuar programin Kapitali Natyror i bashkive, i cili ka për qëllim shpërndarjen e njohurive për zhvillimin e Vlerësimit të Kapitalit Natyror të bashkive si dhe forcimin e kapaciteteve teknike në nivel lokal.

Komponentët e projektit:

  • Mbështetje për përgatitjen e një manuali për vetëpërdorim dhe zbatimin e Metodologjisë së Kapitalit Natyror në nivel vendor.
  • Trajnimi i specialistëve teknikë vendas për zbatimin e vlerësimit të kapitalit natyror sipas Metodologjisë.
  • Mbështetje për Shoqatën për Autonomi Lokale për të ndarë dhe zgjeruar praktikat e mira mbi Kapitalin Natyror në nivel lokal.

4. Projekti për Mbështetjen e Reformës së Administratës Publike në Nivel Lokal në Shqipëri (Support for Public Administration Reform at Local Level in Albania Project)

Objektivat e Projektit

Zhvillimi i kapaciteteve të Njësive të Qeverisjes Vendore (NJQV) për një menaxhim efektiv dhe uniform të burimeve njerëzore, në përputhje me legjislacionin dhe standardet kombëtare. Forcimi i kuadrit institucional për trajnimin dhe zhvillimin e nëpunësve publikë dhe të të zgjedhurve vendorë. Forcimi i qeverisjes së mirë demokratike në nivel lokal përmes shkëmbimit të përvojave dhe koordinimit ndërmjet bashkive dhe pjesëmarrjes së qytetarëve në proceset demokratike.

Komponentët e Projektit:

  • Programi i Akademisë së Lidershipit.
  • Funksionaliteti i platformës administrata.al.
  • Ngritja e kapaciteteve.
  • Pjesëmarrja qytetare dhe llogaridhënia demokratike në nivel lokal.

5. Projekti Bashkitë për në Evropë (Municipalities for Europe)

Objektivat e Projektit

  • Përfundimi i procesit të krijimit të Njësive të Integrimit, si pjesë përbërëse e strukturës organizative të Bashkive.
  • Rishikimi i procedurave për funksionimin dhe punën e përditshme të Njësive të Integrimit Evropian.
  • Mbështetje e Njësive të Integrimit, për përmirësimin e sistemit të raportimit.
  • Forcimi i kapaciteteve të stafit të Njësive të Integrimit Evropian, për informimin e kolegëve mbi politikat e BE-së dhe procesin e negociatave.
  • Vizita studimore dhe seminare të organizuara nga Bashkitë për Evropën, si dhe përmes bashkëpunimit me programin TAIEX.

Komponentët e Projektit:

  • Ngritja e kapaciteteve të bashkive.
  • Performanca e bashkive në procesin e integrimit evropian.
  • Informacion dhe akses në fondet e BE-së.
  • Trajnim.
  • Komunikimi dhe shpërndarja e informacionit.