Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Hartimi i Praktikave të Mira është një instrument që mundëson shkëmbimin e informacionit nga bashkitë mbi shembuj të suksesshëm në ekzekutimin e funksioneve të Njësive të Vetëqeverisjes Vendore dhe ofrimin e shërbimeve publike. Praktikat e mira mund të jenë në formë raporti ose udhëzuesi të hollësishëm që dokumentojnë strategjitë, politikat, procedurat dhe aktivitetet e suksesshme të zbatuara nga bashkitë. Këto dokumente ofrojnë njohuri të detajuara mbi zgjidhjen e problematikave dhe përmirësimin e shërbimeve, duke shërbyer si pikë referimi për bashkitë e tjera të cilat kanë sfida të ngjashme. Ky instrument për qeverisjen e mirë, është integruar në programet për vetëqeverisjen vendore, si dhe në zbatimin e Strategjisë Ndërsektoriale për Decentralizimin dhe Qeverisjen Vendore, 2023-2030 (SNDQV).

Urdhër nr.213 datë 13.12.2023 “Për disa ndryshime dhe një shtesë në Urdhërin nr.17 datë 20.02.2023 të Kryeministrit “Për krijimin e grupit ndërinstitucional të punës për hartimin e propozimeve ligjore për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve publike që ofrohen nga njësitë e vetëqeverisjes vendore nëpërmjet sistemit të matjes së performancës””

Urdhër nr.17 datë 20.02.2023 “Për krijimin e grupit ndërinstitucional të punës për hartimin e propozimeve ligjore për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve publike që ofrohen nga njësit e vetëqeverisjes vendore nëpërmjet sistemit të matjes së performancës së shërbimeve publike”

Praktika e mirë bashkia Lezhë

Praktika e mirë bashkia Berat

Praktika e mirë bashkia Vlorë

Praktika të Mira 2021

Praktika të Mira 2018