Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, z. Ervin Demo, mori pjesë në prezantimin e nismës #WiFi4WB, pjesë e projektit EU4Digital, e bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane. Kjo nismë do t’u mundësojë qytetarëve dhe vizitorëve akses të lirë dhe të besueshëm në internet në hapësirat publike qendrore të të gjitha 61 bashkive të vendit. Projekti zbatohet nga GIZ dhe realizohet teknikisht nga Vodafone Albania. Ky është një hap i rëndësishëm drejt transformimit dixhital, rritjes së transparencës dhe afrimit të komuniteteve përmes lidhjes dhe teknologjisë.