Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Në tryezën e organizuar nga Instituti i Studimeve Politike mbi Reformën Administrativo-Territoriale 2026, mori pjesë edhe Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, së bashku me përfaqësues të politikës, ekspertë të fushës, përfaqësues të shoqërisë civile dhe partnerë ndërkombëtarë, për të diskutuar mbi të ardhmen e pushtetit vendor në Shqipëri. Gjatë diskutimeve u theksua se reforma nuk ka të bëjë vetëm me rikonfigurimin e kufijve administrativë, por mbi të gjitha me funksionet reale të bashkive, forcimin e autonomisë financiare dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për qytetarët. Angazhimi i institucioneve mbetet për një proces transparent, gjithëpërfshirës dhe të bazuar në analiza të mirëfillta, që synon forcimin e kapaciteteve të bashkive dhe zhvillimin e qëndrueshëm të territorit.