Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Në një tryezë të mbajtur më 30 qershor në Tiranë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga bashkitë pilote, ekspertëve ndërkombëtarë dhe organizatave vendase, u diskutua hartimi i një kurrikule mbi Inteligjencën Artificiale (IA) për administratën vendore. Qëllimi është rritja e njohurive dhe aftësive digjitale të zyrtarëve lokalë, në përputhje me strategjitë kombëtare dhe aktin e BE-së për IA.

Tryeza evidentoi nevojën për dixhitalizim të plotë të sektorëve bashkiakë, veçanërisht arkivave dhe shërbimeve ndaj qytetarëve. Programi do të testohet në bashkitë e përzgjedhura pilot (Vlorë, Elbasa, Shkodër) para shtrirjes kombëtare. Shkodra u veçua për përparime teknologjike, ndërsa Elbasani dhe Vlora shfaqën sfida në infrastrukturën digjitale.

Siguria e të dhënave, mungesa e aftësive teknike dhe sfidat etike mbeten çështje kyçe që kërkojnë zgjidhje të shpejtë. Ekspertët theksuan se IA është një mundësi e madhe për modernizimin e shërbimeve publike, por kërkon qeverisje të kujdesshme dhe standarde të larta etike.