Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Gjatë tryezave konsultative mbi Bashkëpronësinë, u diskutuan mundësitë dhe sfidat që lidhen me përmirësimin e administrimit të hapësirave të përbashkëta, në kuadër të projektligjit të ri për bashkëpronësinë. Ky projektligj synon të sjellë një nivel të ri menaxhimi, duke garantuar një bashkëjetesë komunitare në përputhje me standardet europiane dhe vizionin strategjik Shqipëria 2030.

Ky proces është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të mjediseve të qëndrueshme dhe të mire-organizuara, ku qytetarët përfitojnë nga praktikat moderne të administrimit dhe ku cilësia e jetesës në komunitete përmirësohet. Iniciativa ka për qëllim të reflektojë zhvillimin dhe përparimin e qëndrueshëm të Shqipërisë, duke kontribuar në krijimin e kushteve për një administrim më të efektshëm dhe bashkëjetesë më të mirë në nivel lokal.