Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, z. Ervin Demo, mori pjesë në mbledhjen e radhës së Këshillit Drejtues të Akademisë së Trajnimit për Vetëqeverisjen Vendore (TALGA), ku u diskutuan dhe u miratuan një sërë çështjesh të rëndësishme për organizimin dhe konsolidimin institucional të akademisë. Gjatë mbledhjes u miratuan struktura organizative, niveli i pagave, rregullorja e rekrutimit, si dhe hapat e mëtejshëm për nisjen e procedurave të punësimit, duke avancuar procesin e funksionalizimit të plotë të TALGA-s. Krijimi dhe konsolidimi i kësaj akademie përbën një hap të rëndësishëm drejt ngritjes së një sistemi të qëndrueshëm për zhvillimin profesional dhe forcimin e kapaciteteve të administratës vendore në të 61 bashkitë e vendit, në mbështetje të qeverisjes vendore efektive dhe ofrimit të shërbimeve cilësore për qytetarët .