Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Në kuadër të Ditëve të Evropës, Ministri për Pushtetin Vendor, z. Ervin Demo mirëpriti Presidentin e EASTR, z. Ignazio Portelli sëbashku me Kryetarin e Këshillit të Qarkut Tiranë, z. Aldrin Dalipi, Zv/ministrin të Punëve të Brëndshme, z. Xhemal Qefalia dhe Nënkryetaren e Kuvendit, znj. Klodiana Spahiu në  takimin e rrjetit evropian të përfaqësuesve rajonalë dhe vendorë, si dhe përfaqësues të institucioneve vendore, rajonale dhe evropiane.

Një hapësirë e rëndësishme ju dedikua dialogut për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, shkëmbimin e përvojave më të mira evropiane dhe rolit të Pushtetit Vendor në zhvillimin e qëndrueshëm te territoreve.

U theksua se bashkitë janë niveli më pranë qytetarëve dhe partnere kyç në rrugën e Shqipërisë drejt standardeve evropiane.