Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, z. Ervin Demo, priti në Shqipëri Ambasadorin e Bashkimit Evropian, z. Silvio Gonzato, së bashku me Shefin e Sektorit Politik, z. Andre Rizzo, dhe Drejtuesin e Ekipit, z. Miha Pezelj.

Gjatë takimit u zhvilluan diskutime mbi raportin për Shqipërinë, duke u ndalur veçanërisht te progresi i arritur në fushën e qeverisjes vendore dhe sfidat që mbeten përpara në kuadër të procesit të Integrimit Evropian. U vlerësua bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor dhe Delegacionit të Bashkimit Evropian në mbështetje të reformave që synojnë forcimin e qeverisjes vendore, përmirësimin e shërbimeve publike dhe rritjen e transparencës e llogaridhënies në nivel vendor.

U theksua roli i pazëvendësueshëm i bashkive në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, si institucione që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe në zbatimin e standardeve evropiane në qeverisjen vendore.