Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Ministri për Pushtetin Vendor, z.Ervin Demo, zhvilloi takimin me misionin teknik të Fondit Monetar Ndërkombëtar, me pjesëmarrjen e Shefit të Departamentit të Politikave Fiskale, z. Mario Mansour, si dhe ekspertëve të lartë z. Martin Grote, znj. Natasha Gimpelson dhe z. Alessandro Santoro.

Gjatë takimit u diskutua mbi forcimin e financave vendore, sistemin e taksave dhe tarifave vendore, modernizimin e administrimit të të ardhurave, dixhitalizimin e administrimit tatimor vendor, si dhe matjen e potencialit fiskal të bashkive.