Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Më 3 qershor 2025, Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Z. Arbjan Mazniku, bashkë me DLD, zhvilluan një nga konferencat më prestigjioze të inovacionit në Evropë, në ambjentet e Plug and Play tek College of Europe, Tiranë, duke theksuar rolin e qytetit si një pikë kyçe në hartën evropiane të teknologjisë dhe zhvillimit inovativ.

Plug and Play po forcohet si destinacion strategjik për inovacion, krijimtari, kapital dhe kulturë, duke krijuar një ekosistem gjithnjë e më të fuqishëm për zhvillimin e teknologjisë dhe sipërmarrjes në rajon. Kjo tregon pozicionin gjithnjë e më të fortë të Tiranës si qendër rajonale e teknologjisë dhe inovacionit.

Ky event ishte një mundësi e shkëlqyer për të nxitur shkëmbimin e ideve, nxitjen e bashkëpunimeve dhe promovimin e iniciativave të reja me ekspertë, sipërmarrës, dhe vizionarë nga mbarë Evropa, duke krijuar një të ardhmen sa më digjitale.