Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Në kuadër të urdhrit të Kryeministrit, nr.33 datë 18.2.2025 për ngritjen e Grupit Ndërinstitucional të Punës për hartimin e projektakteve rregullatore për Shoqëritë Shtetërore Vendore u zhvillua mbledhja e parë e Grupit Ndërinstitucional të Punës me Ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor, Z. Arbjan Mazniku dhe përfaqësuesit e kuadrit ligjor nga Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore.

Ky kuadër i ri ligjor, ka për qëllim të transformojë bashkitë në motorr të zhvillimit vendor, të integruara dhe efikase në ofrimin e shërbimeve publike. Qëllimi është sigurimi i standardeve më të larta të funksionimit, duke vendosur në qendër të vëmendjes transparencën, përgjegjshmërinë maksimale dhe respektimin e parimeve të qeverisjes së mirë.

Përmes kësaj nisme, synohet forcimi i kapaciteteve të bashkive, promovimi i pjesëmarrjes aktive të komunitetit dhe ndërtimi i një administrate vendore që vepron sipas modeleve më të mira evropiane, në shërbim të nevojave dhe pritshmërive të qytetarëve.