Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama së bashku me Ministrin për Pushtetin Vendor, z. Ervin Demo, zhvilluan takimin në Hagë me Kryeministrin e Hollandës, z. Dick Schoof, në rezidencën e tij qeveritare.

Gjatë takimit u diskuta mbi forcimin e partneritetit strategjik, në thellimin e dialogut politik, rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe avancimin e projekteve të përbashkëta në fushat me interes të ndërsjellë mes Shqipërisë dhe Hollandës.

Ky partneritet, i cili dikur shihej si i largët, po shndërrohet sot në një bashkëpunim konkret dhe me një vizion të përbashkët për të ardhmen, duke mbështetur procesin e Integrimit Evropian të Shqipërisë dhe duke forcuar rolin e vendit në nismat rajonale dhe evropiane.