Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Në Bashkinë e Prrenjasit me Kryetarin e Bashkisë, Z. Nuri Belba, dhe ekipin e tij u zhvillua një takim i frytshëm dhe konstruktiv, ku u evidentuan punët e mëdha të bashkisë për përmirësimin e zonës, duke përfshirë disa projekte të rëndësishme që janë realizuar deri më tani.

Gjatë takimit u ngritën edhe problematika nga drejtuesit e pranishëm, duke theksuar fusha të ndryshme që kërkojnë vëmëndje të veçantë për të nitur më tej zhvillimin ekonomik. Si nje zonë me potencial të madh pyjor dhe bujqësor, u diskutua që qeveria do të vazhdoj të mbështesë këto
sektorë, duke kontribuar në zhvillimin e tyre të qëndrueshem.

U mbajtën shënime për disa nga prioritetet që do të duhet vëmendje e veçantë siç janë infrastruktura arsimore me rikonstruksionin e terreneve sportive, dhe mbështetja e vazhdueshme në qendra për fëmijët me nevoja të veçanta.

Me natyrën e mrekullueshme te Rrajcës dhe Parkut Shebenik, por edhe kulinarinë fantastike që ofron zona, turizmi është një mundësi e shkëlqyer për zhvillimin ekonomik të mëtejshëm të Prrenjasit.