Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore
Me përfaqësues të sipërmarrjes të agroturizmit në të gjithë Shqipërinë dëgjuam dhe diskutuam hapur për problemet që ata hasin në aktivitetin e tyre.
Një prej arsyeve kryesore të rritjes së ndjeshme të numrit të turistëve që po vihet re edhe këtë vit, janë edhe agro-bizneset, si kontakti i parë i tyre me vlerat që na karakterizojnë si mikpritja dhe përkujdesja.
Qeveria dhe sidomos pushteti vendor patjetër dhe me bashkëpunimin e vetë bizneseve, do të bëjnë atë që kërkohet për t’i ardhur në ndihmë për çështjet infrastrukturore dhe çdo gjë tjetër që është e mundur për t’ia lehtësuar punën.