Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, z.Ervin Demo zhvilloi takimin me Kreun e Prezencës së OSBE në Shqipëri, Ambasadorin, z. Michel Tarran.

Gjatë këtij takimi u diskutua mbi bashkëpunimin e vazhdueshëm me OSBE-në në mbështetje të forcimit të qeverisjes vendore, avancimit të reformave demokratike dhe përmirësimit të shërbimeve për qytetarët në nivel lokal. U theksua rëndësia e koordinimit të përbashkët dhe e projekteve konkrete që kontribuojnë në rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe efikasitetit të institucioneve vendore.

Partneriteti me OSBE-në mbetet një element kyç për konsolidimin e institucioneve demokratike dhe për fuqizimin e pushtetit vendor, në përputhje me standardet evropiane dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimi Evropian.