Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, z.Ervin Demo, priti në një takim delegacionin e kompanisë franceze Spallian, ku u diskutua mbi ecurinë e projektit Open Dat’AL, një nismë që synon të forcojë përdorimin e të dhënave në funksion të qeverisjes vendore. Projekti synon të mbështesë bashkitë në përmirësimin e planifikimit të shërbimeve dhe në marrjen e vendimeve të bazuara në evidencë, përmes analizës dhe përdorimit më efikas të të dhënave.
Ky bashkëpunim sjell një qasje të re në mbështetje të pushtetit vendor, duke krijuar më shumë mundësi për të kuptuar më mirë territorin, për të identifikuar nevojat reale të qytetarëve dhe për të orientuar në mënyrë më të saktë prioritetet e zhvillimit lokal .