Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Mbledhja e parë e Grupit Ndërinstitucional të Punës u kryesua nga Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Z. Arbjan Mazniku – Drejtues i Grupit Ndërinistitucional të Punës. Z. Mazniku theksoi rëndësinë e diskutimit dhe aprovimit të indikatorëve për fillimin e ushtrimit të matjes të performancës në nivel vendor. Gjithashtu u theksua se përdorimi i Sistemit të Matjes të Performancës do të shërbejë si një mekanizëm vlerësimi dhe një mekanizëm që do të orientojë mbështetjen e qeverisë për problemet sektoriale të pushtetit vendor. Lista e indikatorëve do të pasurohet në vijim me indikatorë të matshëm, të cilat bashkitë i disponojnë. Në rastet kur të dhënat nuk disponohen nga të gjitha bashkitë, këto indikatorë mund të përfshihen në listën e indikatorëve të pjesshëm. Në përfundim të fjalës, drejtuesi i grupit kërkoi angazhimin e anëtarëve për komente dhe sugjerime lidhur me indikatorët e përzgjedhur. U miratua lista e indikatorëve të përzgjedhur me ndryshimet e propozuara në këtë takim për përfshirjen e fushave të sipërpërmendura.