Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Më 3 Prill 2025 u zhvillua Takimi Konsultues me Forumin Social me fokus prezantimin e dokumentit mbi përmirësimin e cilësisë së ofrimit të shërbimit të kujdesit dhe asistencës në shtëpi dhe trajnimi mbi Planet Sociale dhe Planet Vendore për barazinë gjinore për Grantin e Performancës.

Gjithashtu, Agjencia u ndal edhe në shpjegimin e hapësirës së dedikuar të këtij Granti të Performancës në faqen e saj të internetit, ku bashkitë kanë një hapësirë të posaçme ku mund të drejtohen për të ngritur pyetje ose për të sqaruar paqartësitë që mund të kenë.

Diskutimet ishin të hapura, gjithëpërfshirëse dhe me kontribut të vlefshëm nga ekspertët dhe pjesëmarrësit, duke e kthyer këtë aktivitet në një hap konkret drejt forcimit të shërbimeve sociale dhe barazisë gjinore në nivel vendor.