Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Në kuadër të prezantimit të ecurisë së negociatave me Bashkimi Europian, Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor z.Ervin Demo, ka theksuar progresin e arritur deri më tani, si dhe hapat e rëndësishëm që mbeten përpara në përmbushjen e reformave kyçe. Gjatë mbledhjes u nënvizua roli i rëndësishëm i Kapitullit 22, si një nga shtyllat kryesore për zhvillimin rajonal, forcimin e pushtetit vendor dhe rritjen e kapaciteteve për menaxhimin efektiv të fondeve të Bashkimit Europian. Në këtë drejtim, institucionet shqiptare vijojnë të jenë të angazhuara në mënyrë të koordinuar për të përmbushur standardet e kërkuara, duke garantuar një proces të qëndrueshëm dhe të besueshëm integrimi. Me një angazhim të qartë institucional dhe përmes bashkëpunimit ndërinstitucional, Shqipëria vijon rrugëtimin e saj drejt realizimit të objektivit strategjik: anëtarësimi në Bashkimin Europian deri në vitin 2030 .