Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, z. Ervin Demo, thekson rëndësinë e përfaqësimit të Shqipërisë në panairin ndërkombëtar të turizmit FITUR 2026 (21–25 janar), ku vendi ynë prezantohet si një destinacion me rritje të qëndrueshme, diversitet të pasur dhe potencial të jashtëzakonshëm zhvillimi.
Nga bregdeti te zonat malore, nga qytetet historike te agroturizmi dhe kulinaria tradicionale, Shqipëria po ndërton një ofertë turistike gjithëpërfshirëse, duke e shndërruar identitetin lokal dhe potencialet e njësive të vetëqeverisjes vendore në vlera kombëtare dhe ndërkombëtare.
Nën konceptin “Albania All Senses”, ky transformim pasqyron një Shqipëri që po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje, besim dhe prestigj në skenën ndërkombëtare, duke promovuar zhvillimin e qëndrueshëm të territorit dhe ekonomive lokale.