Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Me pjesëmarrjen e Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, z. Arbjan Mazniku, Shqipëria u prezantua si lidere rajonale në fushën e teknologjisë qeveritare (GovTech), duke arritur një nivel të lartë digjitalizimi me 95% të shërbimeve publike të ofruara online. Kjo arritje u bë pjesë e diskutimeve në Forumin e Nivelit të Lartë të Bankës Botërore, ku Shqipëria theksoi përkushtimin e saj ndaj modernizimit të administratës publike përmes teknologjisë.

Gjatë forumit, u prezantua nisma “GovTech 2.0”, një investim i madh për digjitalizimin e 61 bashkive në vend. Kjo nismë përfshin edhe përdorimin e Inteligjencës Artificiale në proceset e prokurimit publik, duke e vendosur teknologjinë në funksion të përmirësimit të shërbimeve, zhvillimit lokal dhe forcimit të kapaciteteve vendore.