Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Në kuadër të Komisionit të Posaçëm për Mirëqeverisjen dhe Themellimin e Reformave, u zhvillua një aktivitet fokusuar në avancimin e luftës kundër korrupsionit, garantimin e të drejtës së pronës dhe mbështetjen e bashkive për regjistrimin e pronave. Kjo çështje është thelbësore për lehtësimin e procesit të hartimit të planeve të nevojshme për zhvillimin social dhe ekonomik në nivel vendor. Aktiviteti ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin dhe të sigurojë mbështetje të drejtpërdrejtë për bashkitë, duke theksuar rëndësinë e regjistrimit të pronave për një administrim të efektshëm dhe zhvillim të qëndrueshëm në nivel lokal. Ky hap është një kontribues i rëndësishëm në krijimin e një mjedisi të shëndetshëm ligjor dhe ekonomik për qytetarët.