Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Shoqëria civile luan një rol kyç në forcimin e demokracisë vendore duke garantuar mirqeverisjes gjithëpërfshirëse, llogaridhënëse dhe transparente.

Gjatë zbatimit të projektit “LëvizAlbania” (2015-2023), u angazhuan mbi 70 mijë qytetarë në mbi 370 nisma, të cilat përmirësuan demokracinë dhe cilësinë e shërbimeve në 61 bashkitë e vendit.

Në kuadër të Strategjisë Ndërsektoriale të Decentralizimit 2023-2030, LëvizAlbania, në bashkëpunim me Ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor dhe Agjencinë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore organizoi konferencën “Fuqizimi i Vetëqeverisjes Vendore dhe Roli i Shoqërisë Civile.”

Drejtori i Fondacionit për Shoqëri të Hapur në Ballkanin Perëndimor, Z. Andi Dobrushi, theksoi rëndësinë e kontributit të shoqërisë civile në procesin e integrimit evropian dhe zbatimin e legjislacionit evropian në nivel vendor.