Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Reforma në fushën e trajtimit të mbetjeve mbetet një ndër sfidat kyçe në kuadër të përafrimit me standardet e Bashkimit Evropian. Në këtë drejtim, Ministri i Shtetit për Ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor, z. Arbjan Mazniku, mori pjesë në diskutimin mbi planin e masave ligjore dhe investimet e parashikuara për të garantuar një menaxhim më efikas, të qëndrueshëm dhe miqësor me mjedisin.

Këto masa synojnë përmirësimin e ndjeshëm të sistemit të menaxhimit të mbetjeve, rritjen e nivelit të riciklimit dhe uljen e ndotjes, si pjesë e angazhimeve që Shqipëria ka marrë në kuadër të procesit të Integrimit Evropian.