Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Gjatë aktivitetit “Pro-Tax”, i zhvilluar në prani të Ambasadorit të Suedisë, z. Niklas Ström, Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, z. Ervin Demo, Ministrit të Financës, z. Petrit Malaj, u diskutua mbi reformën e taksës së pasurisë dhe kadastres fiskale, një proces i mbështetur nga partnerët Suedezë.

Në këtë aktivitet, u theksua rëndësia e forcimit të kapaciteteve financiare të pushtetit vendor. U nënvizua se autonomia e vërtetë e bashkive bëhet e realizueshme vetëm kur ato disponojnë të ardhura të qëndrueshme, të cilat u mundësojnë të shndërrojnë projektet në vepra konkrete.

Kjo reformë synon pikërisht këtë objektiv: të fuqizojë bashkitë për të investuar në infrastrukturë dhe shërbime cilësore, që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve dhe përputhen me standardet e BE-së.