Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Në përmbyllje të projektit “Bashki për Evropën”, ishin e pranishme  Znj. Majlinda Dhuka dhe Kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Z. Silvio Gonzato. Gjatë këtij evenimenti, u theksua rëndësia kyçe e bashkive në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Shqipëria është më afër se kurrë integrimit në Bashkimin Evropian. Hapja e negociatave dhe zbatimi i reformave kyçe e vendosin pushtetin vendor në qendër të këtij procesi, pasi rreth 70% e legjislacionit të BE zbatohet në nivel lokal.

Qeveria shqiptare ka demonstruar një angazhim të fortë për të mbështetur pushtetin vendor, duke realizuar një rritje historike të financimeve për bashkitë përmes Buxhetit 2025, i cili arrin vlerën e 890 milionë eurove. Kjo mbështetje e konsiderueshme, në bashkëpunim me ndihmën e vazhdueshme të Bashkimit Europian, garanton fuqizimin e kapaciteteve të bashkive për të ofruar shërbime të nivelit europian për çdo qytetar, kudo në Shqipëri.