Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Faza e tretë e projektit STAR u përmbyll pas 10 viteve të suksesshme në mbështetje të njësive vendore në Shqipëri. Partnerët dhanë një ndihmë të çmuar në përparimin e reformës administrativo-territoriale të vitit 2014 e cila transformoi hartën e vendit nga 373 njësi gati të pamenaxhueshme, në 61 bashki. Projekti synoi gjithashtu, të promovojë angazhimin e qytetarëve, të përmirësojë shërbimet dhe performancën e bashkive, të rrisë kapacitetet në nivel qendror dhe lokal për të udhëhequr në mënyrë efikase hartimin, koordinimin dhe monitorimin e politikave dhe përmirësimin akoma më tej të sistemit të qeverisjes vendore duke i shndërruar bashkitë në agjentë ekonomikë të territorit të tyre.