Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Integrim në BE do të thotë që 70% e legjislacionit evropian do të zbatohet në Bashkitë e Shqipërisë.
Në tryezën e punës së organizuar nga Banka Botërore për reformimin e transfertave fiskale drejt bashkive diskutuam për rëndësinë e përgatitjes së njësive vendore për integrimin. Kjo do të thotë që bashkitë nevojiten të krijojnë ekonomi në territorin e tyre dhe të rrisin efikasitetin në shpenzimet buxhetore. Forcimi i bashkive dhe i rolit të tyre do të ndihmojë në përballjen e sfidës për burime njerëzore të afta, në zhvillimin ekonomik dhe në zbatimin sa më efektiv të reformave të parashikuara nga Bashkimi Evropian, për të bërë të mundur vizionin e qeverisë sonë “Shqipëria 2030”, si vendi më i zhvilluar në rajon për turizmin, inovacionin dhe energjitikën.