Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, Z. Arbajn Mazniku së bashku me  Z. Blendi Klosu dhe Kryetarët e bashkive të qarkut, në Dibër,  diskutuan për ristrukturimin si një proces të domosdoshëm për të sjellë më shumë energji, ide të reja dhe burime njerëzore të kualifikuara në shërbim të qytetarëve.

Qëllimi është të rritet cilësia e shërbimeve dhe të ndërtohet një administratë moderne, e aftë dhe e përgatitur për sfidat e Shqipërisë 2030, si një vend anëtar i Bashkimit Evropian.