Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Në mbledhjen e Këshillit Konsultativ më 28 Janar 2025 , me praninë e Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Zëvendësministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, dhe Rektorit të Universitetit Bujqësor të Tiranës, u formalizua bashkëpunimi me këtë universitet, duke hapur një kapitull të ri në forcimin e kapaciteteve të Pushtetit Vendor në shërbim të komuniteteve.

📌 Në kuadër të këtij bashkëpunimi do të realizohen:
✅ 20 projekte parafizibiliteti për përzgjedhjen më efikase të të mbjellave;
✅ 10 manuale mbi prodhimin dhe tregtimin, të dedikuara për fermerët;
✅ 10 plane zhvillimi rural dhe agroturistik, që do të transformojnë zona të tëra;
✅ 100 sesione trajnimi për fuqizimin e kapaciteteve të administratës dhe fermerëve.

Ky partneritet synon të nxisë zhvillimin e qëndrueshëm dhe të sjellë përmirësime konkrete në sektorin bujqësor dhe atë rural.