Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Tashmë ofrohet internet falas për të gjithë qytetarët dhe vizitorët në Pazarin e Vjetër dhe në Kalanë e Krujës.
Lidheni pajisjen tuaj me rrjetin WiFi4WB dhe përfitoni akses të lirë dhe të sigurt në internet.

Ky projekt, në kuadër të iniciativës EU4Digital dhe i mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, po mundëson ofrimin e shërbimit Wi-Fi falas në të 61 bashkitë e Shqipërisë.

Më shumë se një shërbim interneti, kjo nismë përfaqëson një mundësi konkrete për fuqizimin e komuniteteve, përmirësimin e aksesit në arsim dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik e social në nivel lokal.