Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, z.Ervin Demo, mori pjesë në takimin e parë të Komitetit Drejtues për programin EU4Municipalities II, një iniciativë strategjike me vlerë 11 milionë euro, që synon forcimin e pushtetit vendor dhe mbështetjen e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimi Evropian. Gjatë takimit, u diskutuan hapat fillestarë të zbatimit të programit, si dhe prioritetet kryesore për mbështetjen e bashkive përmes investimeve konkrete, rritjes së kapaciteteve institucionale dhe modernizimit të shërbimeve për qytetarët.
EU4Municipalities II përfaqëson një mundësi të rëndësishme për zhvillimin vendor, duke kontribuar në përmirësimin e cilësisë së jetesës në komunitete dhe në forcimin e aftësive të bashkive për të përthithur në mënyrë efektive fondet e Bashkimit Evropian në të ardhmen .