Agjencia Për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Z. Ervin Demo mori pjesë në mbledhjen e Grupit Parlamentar, ku krahas shqyrtimit të punës së komisioneve parlamentare dhe përgatitjeve për seancat plenare, u zhvillua një diskutim i gjerë mbi prioritetet ligjvënëse të periudhës në vijim.

Në këtë kuadër, u miratua vendimi i rëndësishëm për ngritjen e Komisionit për Reformën Territoriale, një hap kyç drejt përmirësimit të shërbimeve për qytetarët.

Ky komision do të ketë në fokus rishikimin dhe përshtatjen e ndarjes administrative me nevojat aktuale të zhvillimit social e ekonomik, duke synuar një model më të balancuar dhe funksional të organizimit vendor në shërbim të komuniteteve lokale.